Koha për të zbritur në fushë? Ancelotti: Mbappe duhet të përshtatet me Real Madridin

Koha për të zbritur në fushë? Ancelotti: Mbappe duhet të përshtatet me Real Madridin

09:28, 14/08/2024

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se sulmuesi Kylian Mbappe duhet të përshtatet me Real Madridin, pas transferimit të tij këtë verë. Real Madrid përfundoi nënshkrimin e Mbappes në verë. Francezi iu bashkua Los Blancos si transferim i lirë pasi i skadoi kontrata e tij me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi nuk mori pjesë në turneun e Real Madridit në SHBA për shkak të përfshirjes së tij deri në fazat e vonshme në Euro 2024 me Francën.
Megjithatë, Mbappe pritet të marrë minuta kundër Atalantës në finalen e Superkupës së Evropës, por duke folur përpara ndeshjes, Ancelotti u shpreh se francezi duhet të përshtatet me ekipin.

“Para së gjithash, ai do të sjellë cilësinë e tij, si dhe qetësinë, qëndrimin dhe përkushtimin e tij. Ai do të duhet të përshtatet me këtë ekip siç kanë bërë të gjithë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ne jemi shumë të lumtur që ai është këtu sepse ai ka cilësi të mëdha dhe-jam i sigurt, duke pasur parasysh personalitetin e tij- ai do të përshtatet shpejt”.

“Të gjithë në Real Madrid janë shumë të lumtur që ai është këtu: tifozët, klubi, lojtarët, shokët e skuadrës, trajneri. Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që ai është këtu”, përfundoi trajneri i Los Blancos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco