Bilanci i medaljeve/ SHBA dhe Kina 'kokë më kokë', ja kush kryesoi listën

Bilanci i medaljeve/ SHBA dhe Kina 'kokë më kokë', ja kush kryesoi listën

09:59, 12/08/2024

 

Basketbollistet femra janë të arta me të vërtetë pasi finalja ku mposhtën Francën vlen shumë për Shtetet e Badhkuara të Amerikës.

E arta e femrave në basketboll ka qenë e 40-ta për SHBA-të dhe e fundit, e cila u shpërnda në Paris 2024. Bilanci i delegacionit amerikan pas 15 ditësh plot me gara është pasuruar me 40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta. Në total Shetet e Bashkuara të Amerikën kanë fituar 126 medalje.

Në vendin e dytë qëndron Kina, e cila mori 40 medalje ari, 27 argjendi dhe 24 bronzi për një total prej 91 medaljesh. Në vendin e tretë e mbyll Japonia, e cila në total mori 45 medalje: 20 ari, 12 argjendi dhe 13 bronzi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco