Paris 2024/ Atletja holandeze fiton medaljen e artë

Paris 2024/ Atletja holandeze fiton medaljen e artë

11:53, 11/08/2024

Sifan Hassan, atletja holandeze me origjinë etiopiane, fitoi maratonën olimpike të Parisit me një kohë prej 2:22:55 në fund të një gare fantastike, e fituar në një sprint ndaj mbajtëses të rekordit botëror, etiopianes Tigst Assefa.

Sifan Hassan fitoi medaljen e tretë në Paris 2024, pasi më herët kishte fituar dy medalje bronzi në pistë në 5000 dhe 10000 metra.

Pas një dylyftimi kokë më kokë me Assefa, Hassan kalon përpara dhe triumfon me një sukses legjendar të përfunduar në 2:22:55, një rekord i ri olimpik. Assefa merr medaljen e argjendtë, ndërsa Obiri medaljen e bronztë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco