Keidi Bare prezantohet te Zaragoza: Ja pse zgjodha të vij këtu

Keidi Bare prezantohet te Zaragoza: Ja pse zgjodha të vij këtu

09:52, 11/08/2024

Keidi Bare është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Real Saragozës. Përpara mediave lojtari i Kombëtares shqiptare shpjegoi ndjesitë e tij pas ditëve të para si lojtar i Zaragozës dhe pse mori vendimin për t’i thënë po klubit aragonez. Ai gjithashtu shprehet se gjërat e mëdha që duan të arrijnë në klub, e kanë motivuar më shumë.

“Në të vërtetë shumë mirë. Më kanë pritur shumë mirë, ashtu si lojtarët, stafi teknik por edhe klubi. Me të vërtetë ndihem shumë komod. Në miqësore u përshtata menjëherë dhe si ekip po ndjekim një linjë shumë të mirë dhe këtë duhet të mbajmë parasysh edhe në kampionat”, thotë fillimisht Bare.

 “Ata kanë treguar një interesim shumë të madh për mua dhe unë doja ta bëja këtë hap. Me Korderon dhe trajnerin kemi biseduar dhe më kanë treguar një projekt shumë interesant. Kam vendosur të vij me gjithë entuziazmin e botës”, shprehet fieraku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco