Basketboll/ SHBA fiton medaljen e pestë radhazi, Franca dorëzohet në finale

Basketboll/ SHBA fiton medaljen e pestë radhazi, Franca dorëzohet në finale

09:43, 11/08/2024

 

Stefën Curry dhe LeBron Xhejms mahnisin një botë të tërë. Në Bersi Arena, basketbollistët e SHBA tregojnë edhe njëherë se janë të pamposhtshëm. Në finalen e basketbollit në olimpiadën Paris 2024, SHBA fiton 98-87 ndaj Francës. Dhe yjet e NBA fitojnë duke sfiduar mbështetjen e jashtëzakonshme të publikut francez, kur në shkallët e Bersi Arenës ishte i pranishëm presidenti Makron me bashkëshorten, presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar Tomas bah e personalitete të tjera të sportit.

Kevin Durant, Le Bron Xhejms e Stefën Kërri bëjnë diferencën, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Të gjithë gjuajnë nga largësia për tri pikë dhe janë të saktë. Por më i jashtëzakonshmi është Stef Kërri që realizon 8 trepikësha duke i dhënë një siguri të madhe skuadrës së tij. Le bron dhe durant nuk dorëzohen megjithë moshën. Përballë një France që udhëhiqet nga 20 vjeçari uembaniama, 2.24 i gjatë, që realizoi 26 pikë, më shumë se çdo lojtar tjerër i skuadrës franceze, nga çdo pikë e fushës, por pa eksperincën e duhur në këto finale e sidomos të një olimpiade.

Ndeshja SHBA-Serbi ishte spektakolare por ajo SHBA-Francë i kaloi pritshmëritë. SHBA mori medaljen e pestë të artë radhazi në olimpiada ndërsa Franca mori medaljet e argjendta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco