Pas tetë sezonesh, Coman drejt largimit nga Bayerni

Pas tetë sezonesh, Coman drejt largimit nga Bayerni

11:18, 07/08/2024

Pas tetë sezonesh në Gjermani, Kingsley Coman mund të largohet nga Bayerni.

Sipas “Sky”, pas investimit të madh në lojtarë si Joao Palhinha, Olise dhe Hiroki Ito, skuadra bavareze po kërkon të balancojë financat dhe francezi mund të jetë një nga ata që do të sakrifikohen nga trajneri Vincent Kompany për sezonin 2024-2025.

Me një vlerë transferimi rreth 60 milionë euro, media gjermane thekson se Bayerni është i hapur edhe për një huazim të mundshëm të lojtarit 28-vjeçar, me një klauzolë opsioni blerjeje në fund të sezonit.

Nisur nga ky skenar, PSG ka nisur tashmë kontaktet me synimin për të zbuluar se si mund të realizohet transferimi i ish-futbollist të vet.

Sezonin e kaluar, Coman veshi fanellën e Bayernit në 27 raste dhe regjistroi pesë gola dhe tri asistime.

Edhe pse ai nuk ishte në gjendje të parandalonte fundin e hegjemonisë së klubit në Bundesligë, koha e sulmuesit në tokën gjermane ka qenë plot trofe, duke i shtuar palmaresit së tij tetë Bundesliga, një Champions, një Botëror Klubesh, tri Kupa të Gjermanisë dhe gjashtë Superkupa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco