Gjermani-Francë dhe Serbi-SHBA, mësohen çiftet gjysmëfinale të basketbollit në Olimpiadë

Gjermani-Francë dhe Serbi-SHBA, mësohen çiftet gjysmëfinale të basketbollit në Olimpiadë

10:47, 07/08/2024

Lojërat Olimpike “Paris 2024” tashmë kanë mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të basketbollit për meshkuj, teksa janë luajtur takimet çerekfinale.

Ekipi i parë që e siguroi kualifikimin ishte Gjermania, e cila mposhti Greqinë me rezultatin 76-63 (11-21, 25-15, 23-16, 17-11).

Grekët e nisën më mirë, duke marrë periodën e parë me 10 pikë avantazh, por gjermanët iu përgjigjën me të njëjtën monedhë në çerekun e dytë, me ekipet që shkuan më pas në pushimin e madh në barazim 36-36.

Në gjysmën e dytë Gjermania u tregua më saktë, duke marrë edhe fitoren, ku pikëshënuesi më i mirë për ta ishte Vagner, autor 10 pikëve.

Për Greqinë nuk mjaftoi ylli i NBA-së, Janis Antetokounmpo, i cili realizoi 22 pikë.

Vendësit e Francës eliminuan Kanadanë, ekipin e dytë favorit pas SHBA-së, teksa triumfuan me rezultatin 82-73 (23- 10, 22-19, 16-21, 21-23).

Një përballje shumë e luftuar, ku të zotët e shtëpisë u treguan më të saktë, të udhëhequr nga Yabusele me 22 pikë dhe Cordinier me 20.

Për Kanadanë nuk mjaftoi Gilgeous-Alexander, autor i 27 pikëve.

Një betejë e vërtetë ishte përballja mes Serbisë dhe Australisë, takim ku serbët triumfuan pas kohës shtesë në shifrat 95-90 (17-31, 25-23, 25-11, 15-17, 13- 8), me kohën e rregullt që u mbyll 82-82.

Serbia e pa vetën në 24 pikë disavantazh në periodën e dytë, por ia doli të përmbysë gjithçka.

Paraqitje super nga Jokiç, i cili iu afrua tripletës dyshifrore, teksa e mbylli me 21 pikë, 14 kërcime dhe 9 asistime.

Gjithçka e thjeshtë për yjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mundën Brazilin në ndeshjen e mbrëmjes me rezultatin e thellë 122-87 (33-21, 30-15, 31- 35, 28-16).

Booker me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për SHBA-në, ndërsa për Brazilin spikati Caboclo me 30 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco