Pellegrini: Manchester City nuk më donte mua, por Guardiolën

Pellegrini: Manchester City nuk më donte mua, por Guardiolën

09:19, 07/08/2024

Manuel Pellegrini, ishte njeriu që ndër të parët nisi të punonte me projektin e ri të Manchester City.

Trajneri kilian e pranoi se kur e mori detyrën te “The Citizens”, e dinte që drejtuesit në fakt kërkonin Pep Guardiolën. Megjithatë, sërish pranoi pasi spanjolli zgjodhi në atë periudhë Bayern Munich para se të kalonte te City në vitin 2016.

“E dija para se të nënshkruanin me mua se ata donin Pep Guardiolën. Drejtori sportiv, Txiki Begiristain dhe drejtori menaxhues Ferran Soriano kishin punuar me të në Barcelonë.

Ata kishin folur me mua tre ose katër muaj më parë dhe thanë se do ta merrnin Pepin, por nëse Pep nuk do të ishte menaxheri i tyre, unë do të vazhdoja të qëndroja.

Më pas Pep shkoi te Bayern Munich. Unë punova atje për tre vjet dhe ndryshova stilin e Roberto Mancinit, që ishte ajo që ata donin, dhe më pas ata patën sukses”, u shpreh Pellegrini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco