Fituan medalje në Paris, diktatori do të shpërblejë atletët e Koresë së Veriut me frigoriferë

Fituan medalje në Paris, diktatori do të shpërblejë atletët e Koresë së Veriut me frigoriferë

09:16, 07/08/2024

Atletët që përfaqësojnë Korenë e Veriut në Lojërat Olimpike të Parisit dhe ia dalin të fitojnë medalje, pritet që të shpërblehen nga lideri komunist Kim Jong Un kur të kthehen në vendlindje.

Dhuratat nuk janë fort të zakonta për botën perëndimore, por Kim Jong Un i përdor dhe ato përfshijnë banesa luksoze, makina, e madje edhe frigoriferë.

Disa nga atletët që shkëlqyen dhe fituan medalje për Korenë e Veriut u shpërblyen në vitin 2013, pas Lojërave Olimpike të Londrës. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi asokohe se disa atletë u zhvendosën në shtëpi luksoze përgjatë lumit Pothong, në kryeqytetin Phenian.

Makinat luksoze, madje edhe frigoriferët u shpërndanë për ata që performuan mirë, një kontrast i fortë nga ata që dështuan, të cilët nisën të kryenin punë me detyrim pasi turpëruan kombin.

Medalistët e artë në Londër 2012 ishin Om Yun-chul, An Kum-ae dhe Kim Un-guk.

Kampioni i peshëngritjes Om ishte në ekstazë në atë kohë, duke falënderuar diktatorin për "kujdesin e veçantë".

"Ne sportistët mundëm të lartësojmë dinjitetin dhe nderin e Koresë falë kujdesit të thellë të dashur të Kim Jong-un, i cili na ka udhëhequr gjithmonë në çdo ndeshje me forcë dhe guxim”, tha ai asokohe.

Vrapueses në distanca të gjata Kim Kum-ok iu dha gjithashtu një apartament luksoz.

Atletët e Koresë së Veriut në Paris nuk i kanë arritur majat e Londrës kur vendi fitoi tre medalje të arta, por me katër medalje që kanë koleksionuar deri tani një shpërblim me shumë gjasë do ti presë në kthim.

Kontigjenti i vogël në Paris ka fituar dy medalje të argjendta një në pingpong e një në zhytje, dhe dy të bronzta përsëri në zhytje, e një tjetër në boks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco