Deklarata e Nico Williams zhgënjen tifozët e Barcelonës

Deklarata e Nico Williams zhgënjen tifozët e Barcelonës

15:32, 06/08/2024

Nico Williams iu bashkua stërvitjes së Athletic Bilbao mëngjesin e së martës, duke ndërprerë pushimet e tij, pasi u shpall kampion Europe në “Euro 2024” me Spanjën.

Sulmuesi ka bërë një deklaratë në kanalin zyrtar të klubit bask: “Jam kthyer, po e pres me padurim këtë sezon”.

Pas këtij reagimi, duket se Nico Williams ka marrë vendimin për të ardhmen e tij: do të vazhdojë te Athletic Bilbao edhe për të paktën një sezon, pavarësisht interesit të lartë të Barcelonës, e gatshme për të paguar shumën 60 milionë euro që parashikohet në klauzolën e tij.

Të gjithë lojtarët e Barçës të pyetur për afrimin e mundshëm të Nico Williams në këtë merkato e kanë mirëpritur atë publikisht. Sidomos ata që luajtën me të gjatë kampionatit europian.

Nga ana tjetër, Barcelona do të përpiqet të mbyllë sa më shpejt transferimin e Dani Olmos.

Ideja e parë e klubit “Blaugrana” ishte që të afronte dy nga futbollistët, për të shtuar shumë cilësi në skuadër, por duket se tentativat për Williams kanë dështuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco