Cagliari kërkon portierin e Kombëtares shqiptare

Cagliari kërkon portierin e Kombëtares shqiptare

15:09, 06/08/2024

Cagliari në gjurmët e Etrit Berishës. Portieri i kombëtares shqiptare që vitin e kaluar ishte tek Empoli është aktualisht pa një skuadër, dhe i duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën.

Një nga pistat që del së fundmi në horizont është ajo e Cagliarit, klub që vetëm pak ditë më parë mori Alen Sherrin për portën.

Lajmi bëhet i ditur nga media lokale Unione Sarda. Te Cagliari në fakt janë duke kërkuar një portier të tretë, dhe drejtori sportiv Bonato preferon një lojtarë pa impejime kontraktruale, me parametra zero, ndërkohë që trajneri aktual i sardëve është Davide Nicola, që e kishte Berishën nën urdhrat e tij tek Empoli sezonin e kaluar.

Në moshën 35-vjeçare, Berisha është një portier me shumë eksperiencë dhe nuk është çudi që kuqeblutë e kërkojnë, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë kjo preferenca e vetë Berishës, që në këtë rast do t’i duhej të pranonte statusin e një lojtari rezervë.

Situata mund të ndryshoj në fakt në rast të një largimi të portierit të parë Scuffet, çka do t’i krijonte Berishës mundësinë për të rivalizuar për vendin mes shtyllave me portierin tjetër shqiptar Alen Sherri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco