Medalisti i Olimpiadës akuzon: Na hoqën mishin, kemi gjetur krimba në ushqim

Medalisti i Olimpiadës akuzon: Na hoqën mishin, kemi gjetur krimba në ushqim

13:55, 06/08/2024

Lojërat Olimpike janë një spektakël, por që shoqërohet gjithmonë me polemika të shumta jo vetëm për rezultatet.

Dhe këtë radhë polemikat në Francë janë edhe për ushqimin, pasi organizatorët janë munduar të ndryshojnë dietën e garuesve duke shmangur sa më shumë mishin. Por kjo nuk u ka pëlqyer sportistëve.

Këtë e ka bërë të qartë notari britanik Adam Piti, i cili në një prononcim për mediat ka shprehur pakënaqësinë e tij për cilësinë e ushqimit në Fshatin Olimpik në “Paris 2024, teksa ka shtuar se kanë gjetur edhe krimba në të.

“Kateringu nuk është mjaftueshëm i mirë për nivelin që pritet të performojnë atletët. Ne duhet të japim më të mirën që mundemi.  Në Tokio ushqimi ishte i jashtëzakonshëm. Në Rio ishte e pabesueshëm.

Por këtë herë? Nuk kishte mjaftueshëm proteina, radhë të gjata, 30 minuta pritje për ushqim, sepse nuk ka sistem të radhës”, tha fituesi i medaljes së argjendtë në garën e 100 metrave delfin.

“Kjo historia e qëndrueshmërisë për mospërdorimin e mishit u është imponuar atletëve. Unë dua mish, më duhet mish për të performuar dhe këtë ha në shtëpi, kështu që pse duhet të ndryshoj? Më pëlqen peshku, por njerëzit po gjejnë krimba në peshq. Thjesht nuk është aq mirë sa duhet.  Po shohim më të mirët dhe më të mirat në botë, thjesht nuk po i ushqejmë ata me më të mirën”, akuzoi Piti organizatorët e Paris 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco