Bilanc olimpik, 5 ditë përpara fundit, SHBA kryeson bindshëm në Paris, e ndjek Kina

Bilanc olimpik, 5 ditë përpara fundit, SHBA kryeson bindshëm në Paris, e ndjek Kina

13:37, 06/08/2024

5 ditë përpara fundit, SHBA vijon dominimin e sajë në Lojërat Olimpike.

Image

Ekipi Amerikan kryeson në vendin e parë në kuotën e 79 medaljeve në total, të shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit e tyre më të afërt, Kina.

Image

SHBA kryeson me 21 medalje ari, 30 argjend dhe 38 bronz, vetëm Kina ka fituar po aq medalje ari, 21, ndërsa kanë siguruar edhe 18 medalje argjendi dhe 15 bronzi, duke u renditur në vendin e dytë me 53 medalje në total.

Medalje 10 Vendet E Para

Në podiumin e shteteve më të titulluara renditet Franca. Vendi organizator ka arritur të siguroi deri më tani 48 medalje, 13 ari, 16 argjend dhe 19 bronz. Franca ndiqet më pas nga Australia me 33 medalje, Britania e Madhe me 42 medalje dhe Korea e Jugut dhe Japonia me 26 medalje në total.

Image

Medalisti më i titullar në këtë Olimpiadë është notari kinez Yufei Zhang me 6 medalje, 1 argjend dhe 5 bronz. Ne vendin e dytë renditet notari francez Leon Marchand me 5 medalje, 4 ari dhe një bronz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco