Laporta: Në zhvillojmë talente, jemi klubi më i suksesshëm në botë

Laporta: Në zhvillojmë talente, jemi klubi më i suksesshëm në botë

09:26, 05/08/2024

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vlerësoi punën e “La Masias” së famshme, sistemi i skuadrave zinxhir të Barcelonës, nga e cila dolën shumë talente që lanë gjurmë në futbollin botëror.

Numri 1 i “Blaugranave” mbajti një fjalim gjatë pjesëmarrjes së tij në eventin zyrtar të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prani të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams.

Laporta fillimisht vlerësoi fitoren e arritur ndaj Realit të Madridit në një test miqësor (2-1), por theksoi se mbi të gjitha “duhet t’i kushtojmë rëndësi mënyrës se si fituam. Ne i dhamë një imazh të mirë klubit tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Në fjalën e tij, Laporta theksoi:

“Ne jemi klubi sportiv më i suksesshëm në botë. Sporti na bashkon dhe na lejon të ndajmë objektivat me tifozët tanë.”

Më pas shtoi se “këtu ne promovojmë të rinjtë dhe zhvillojmë talentin, që për ne është gjëja më e rëndësishme. Për ne është thelbësore të gjenerojmë talente”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco