Ish-mesfushori i Bayernit edhe një vit në Katar, rinovon kontratën me Qatar Sport Club

Ish-mesfushori i Bayernit edhe një vit në Katar, rinovon kontratën me Qatar Sport Club

09:13, 05/08/2024

Javi Martinez do të qëndrojë në Katar edhe për sezonin e ardhshëm.

Qatar Sport Club e ka bërë të ditur këtë në profilin e tij në Instagram.

Kontrata e mesfushorit në fakt kishte përfunduar më 30 qershor, por spanjolli ka vendosur të bashkohet me ekipin e Qatar Stars League edhe për sezonin 2024-2025.

I rritur tek Osasuna, Martinez fillimisht luajti 6 sezone për Athletic Bilbaon dhe më pas dha kontribut për 9 vite te Bayerni i Mynihut, ku fitoi gjithçka: 9 kampionate, 2 Champions League, 1 Kupë Bote për Klube, të cilave u shtohet Kupa e Botës e fituar me Spanjën në vitin 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco