Konsiderohet si një nga futbollistët më të pasur në botë, ish-sulmuesi i Barcelonës kërkon të blejë… Espanjolin

Konsiderohet si një nga futbollistët më të pasur në botë, ish-sulmuesi i Barcelonës kërkon të blejë… Espanjolin

19:13, 04/08/2024

Sulmuesi danez, Martin Brethuejt, u largua së fundmi nga Espanjol, pasi i përfundoi kontrata, për të kaluar në Brazil te klubi i Gremios.

 Ai ishte protagonist i ngjitjes së Espanjolit në La Liga me 22 gola dhe dy asistime në 39 ndeshje, por tani duket se po mendon për diçka tjetër.

Sulmuesi, i cili ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, nga raportimet e mediave spanjolle bëhet me dije se dëshiron të blejë klubin e Espanjol ose thënë ndryshe të bëhet aksioneri kryesor i klubit spanjoll.  

Brethuejt, zotëron një kompani pronash të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një restorant në Gava dhe një linjë veshjesh, të cilat e lejojnë atë të shfaqet në listën e “Forbes” si një nga futbollistët më të pasur në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco