‘Ndihem totalisht e dështuar’- Luiza Gega e zhgënjyer pasi nuk ia doli në Lojërat Olimpike: Ëndrra e Parisit mbyllet sot! I kërkoj falje kujtdo që më besoi

‘Ndihem totalisht e dështuar’- Luiza Gega e zhgënjyer pasi nuk ia doli në Lojërat Olimpike: Ëndrra e Parisit mbyllet sot! I kërkoj falje kujtdo që më besoi

12:47, 04/08/2024

Atletja shqiptare Luiza Gega mbylli rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike në Paris pasi nuk arriti dot që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa.

 

Luiza Gega i ka kërkuar falje “kujtdo që më besoi dhe e zhgënjeva”, duke theksuar se ndihet totalisht e dështuar.

“E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”,”- shkruan atlete.

Kampionia shqiptare garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që do ta çonin në finalen e këtij evenimenti pasi shfaqi vështirësi të mëdha dy xhiro para fundit.

Ajo regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, ndërsa vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri, kazakja Jeruto, regjistroi kohën 9:16:46.

Postimi i plotë:

Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem ❤️🩹.

E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.

Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume.

Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qebesoi tel une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira.

Endrra e Parisit mbyllet sot ❤️🩹

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco