Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e atletikës, mbyll garimin në 'Paris 2024'

Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e atletikës, mbyll garimin në 'Paris 2024'

12:01, 04/08/2024

Luiza Gega nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e atletikës në Lojërat Olimpike.

35-vjeçarja u rendit e 9 në baderinë e saj kualifikuese, duke qenë larg pritshmërive, pasi në finalen e 3000 metrave me pengesa kualifikoheshin 5 atletet e renditura të para.

 

Gega garën kualifikuese e mbylli me kohën 9 minuta, 27 sekonda dhe 41 të qintat, duke qenë edhe shumë larg rekordit të saj personal.

Me eliminimin e Gegës mbyllet edhe përfaqësimi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike në atletikë, ndërsa pa garuar kanë mbetur vetëm sportistët e mundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco