Rugani largohet pas gati një dekade nga Juventusi

Rugani largohet pas gati një dekade nga Juventusi

22:38, 03/08/2024

Historia mes Daniele Ruganit dhe Juventusit duket se është drejt fundit.

Mbrojtësi është jashtë projektit të trajnerit Thiago Motta, dhe drejtuesit bardhezinj janë pranë akordit me Ajax për ta huazuar lojtarin në Eredivisie.

Rugani, është pjesë e torinezëve prej nëntë vitesh kur u transferua në 2015-tën nga Empoli.

Megjithatë, 30-vjeçari nuk ia doli që të shndërrohej për asnjë moment në një titullar të skuadrës duke rezultuar gjithnjë si një alternativë e vlefshme nga stoli ndërsa tashmë duket se ka ardhur momenti për një aventurë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco