VIDEO+FOTO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku vlerësohet më i miri i ndeshjes Rubin Kazan-Khimki

VIDEO+FOTO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku vlerësohet më i miri i ndeshjes Rubin Kazan-Khimki

21:40, 03/08/2024

Rubin Kazani ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në këtë fillimsezoni në elitën e futbollit në Rusi.

Pasi u mposht thellë 4-0 nga Zeniti javën e kaluar, sot Rubin Kazani humbi 2-3 me Khimki në shtëpi.

Përpos humbjes, Mirlind Daku pati një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë protagonist në dy golat e vendasve.

Fillimisht shënoi nga penalltia në pjesën e parë, e në të dytën asistoi, por që nuk mjaftoi që ekipi i tij ta evitonte humbjen.

Daku nga SofaScore u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë, 8.3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco