Reali u mposht nga Milan, por Ancelotti iu gëzohet talenteve: Endrick i rrallë, Guler më i fortë

Reali u mposht nga Milan, por Ancelotti iu gëzohet talenteve: Endrick i rrallë, Guler më i fortë

13:34, 02/08/2024

Real Madrid u mposht në turin amerikan nga Milan me rezultatin 1-0, megjithatë të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti lanë një shije të mirë në fushë.

Madje, trajneri italian nuk i kurseu elozhet për të të tijtë pas ndeshjes, duke veçuar dy të rinjtë, Endrick dhe Arda Guler. Ancelotti, theksoi se braziliani është një lojtar i rrallë nisur nga cilësitë që zotëron.

“Endrick ia doli që të tregonte kualitetin e tij, ai djalosh ka diçka speciale.

Është i zoti dhe ka aftësinë për të arritur shpejtësinë maksimale edhe në zonat e ngushta. Është shumë i aftë dhe është pak e rrallë të shohësh një lojtar si ai.

Nga ana tjetër, Arda guler ka mbërritur në një formë shumë të mirë.

Ai është stërvitur edhe gjatë periudhës së pushimeve, është rikthyer më i fortë, më rezistent dhe me shumë kualitet.

Ka përpara një sezon me shumë rëndësi për të”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco