Skandal në Paris, babai i një kampioneje olimpike denoncohet për ngacmim seksual

Skandal në Paris, babai i një kampioneje olimpike denoncohet për ngacmim seksual

10:56, 02/08/2024

Medalja e artë e fituar nga xhudistja kroate Barbara Matiç në kategorinë 70 kg është “zbehur” nga ngacmimi seksual që dyshohet se ka kryer i ati i saj, Boris Matiç.

Sipas medias franceze “BFMTV”, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve olimpike, Boris Matiç u denoncua nga një vullnetare në Lojërat Olimpike të Parisit për përpjekjen për ta puthur atë gjatë festimit. Ky medium tregon gjithashtu se Boris Matiç është arrestuar për këtë veprim.

Megjithatë, familja Matiç lëshoi ​​një deklaratë për agjencinë kroate të lajmeve “HINA” në të cilën ata mohuan raportimet për arrestimin e kryefamiljarit. Familja tregon se Matiç ka shkuar në komisariat për të dëshmuar vullnetarisht në shoqërinë e avokatit të Komitetit Olimpik Kroat dhe kritikon se duke qenë se hetimi është ende në vazhdim, mediat e kanë paragjykuar atë që ka ndodhur dhe janë nxituar në përshkrimin e episodit si ngacmim seksual.

Drejtësia franceze do të jetë përgjegjëse për të përcaktuar nëse Boris Matiç e teproi kur festoi një nga triumfet më të mëdha të vajzës së tij në xhudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco