Egnatia mposhtet në ‘Loro Boriçi’, eliminohet edhe nga Conference League

Egnatia mposhtet në ‘Loro Boriçi’, eliminohet edhe nga Conference League

22:02, 01/08/2024

Egnatia bie në Shkodër dhe eliminohet nga UEFA Conference League.

Rrogozhinasit u mposhtën 0-2 përballë Vikingur Reykjavik në “Loro Boriçi”.

Pavarësisht suksesit minimal 1-0 një javë më parë, Egnatia nuk ia doli të shfrytëzonte avantazhin duke mbyllur këtu rrugëtimin në arenën europiane, me islandezët të cilët përmbushën misionin e tyre.

Sfida nisi me të dyja skuadrat kërkuese, teksa në minutën e 28-të Vikingur kaloi në avantazh falë një autogoli të Francois Dulysse. Një moment që ndryshoi simfoninë e takimit, me miqtë që kërkuan në maksimum të shfrytëzonin momentin, ndërsa në minutën e 45-të islandezët kërcënuan në dy momente portën e Dabjanit, por pa sukses.

Gjithsesi goli i dytë erdhi shumë shpejt, me fillimin e pjesës së dytë kur në minutën e 48-të Thrandarson shkundi sërish rrjetën e rrogozhinasve.

Me kalimin e minutave islandezët menduan më shumë për mbrojtjen, teksa kampionët e Shqipërisë kërkuan me ngulm golin për ta rihapur ndeshjen, me skuadrën e Tetovës që provoi me ngulm, me goditje nga distanca, por që në fund rezultuan vetëm një iluzion.

Në fund 0-2 dhe Egnatia e mbyll këtu rrugëtimin në UEFA Conference League me një eliminim që dhemb, teksa në krahun tjetër, Vikingur vijon rrugëtimin në arenën europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco