‘Harruan’ ta regjistrojnë, atletja nigeriane humbet garën në Lojërat Olimpike

‘Harruan’ ta regjistrojnë, atletja nigeriane humbet garën në Lojërat Olimpike

21:11, 01/08/2024

Ndonëse u kualifikua me normë, Favoru Ofili, sprintiere nigeriane, nuk do të mund të garojë në 100 metra në “Paris 2024”, kjo pasi Federata Atletike e Nigerisë dhe Komiteti Olimpik i Nigerisë nuk e kanë regjistruar atë për garën.

Atletja ka shprehur zhgënjimin e saj për këtë situatë me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje të madhe më kanë thënë se nuk do të garoj në 100 metra në këtë Olimpiadë. U kualifikova, por federata dhe komiteti nuk më regjistruan.

Unë kam punuar katër vjet për ta fituar këtë mundësi. Pse?”, shkruan Ofili, e cila tani shpreson të marrë të pjesë në 200 metra dhe në stafetë 4×100 metra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco