Partizani në kërkim të përmbysjes, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Iberian

Partizani në kërkim të përmbysjes, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Iberian

19:25, 01/08/2024

Partizani kërkon sot përballë Iberia 1999 që të bëjë një përmbysje të rrallë për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë janë mundur me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë në Gjeorgji dhe sot në “Elbasan Arena” synojnë që të kthejnë duelin në favorin e tyre.

Trajnerit Orges Shehi do t’i mungojnë elementë të rëndësishëm në mesfushë, pasi Murataj vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk mund të aktivizohet, ndërsa Rrapaj u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.

Kjo ka detyruar trajnerin të ndryshojë rreshtimin për aktivizimin e Mehmetit dhe Taipit nga minuta e parë.

Ndërkohë, ka lëvizje edhe në sulm me Zekën dhe Mba që e nisin nga minuta e parë sfidën e sotme.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco