Loriana Kuka mbyll karrierën mes lotësh: Kam garuar me plot lëndime, jam krenare për arritjet e mia

Loriana Kuka mbyll karrierën mes lotësh: Kam garuar me plot lëndime, jam krenare për arritjet e mia

19:00, 01/08/2024

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka konfirmuar mbylljen e karrierës mes emocioneve të mëdha dhe lotëve në një prononcim për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Loriana Kuka ka zhvilluar garën e fundit gjatë ditës së sotme (e enjte), ku në kategorinë deri në 78 kilogramë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” u eliminua në raundin e 1/8-tës, pasi fillimisht fitoi ndeshjen e parë.

Pas ndeshjeve, trajneri dhe xhaxhai i saj Driton Kuka, la të kuptohet se Loriana do të largohet nga ky sport, ndërsa më vonë faqja zyrtare e KOK-ut konfirmoi një gjë të tillë.

Disa minuta më vonë ishte vetë Loriana, e cila konfirmoi mes lotësh se tashmë ka zhvilluar garën e fundit dhe ka vendosur të mbyllë karrierën në moshën 27-vjeçare.

“E kam nisur ditën shumë mirë, kam qenë shumë e fokusuar dhe jam shumë e lumtur që kam arritur së paku luftën e parë ta fitoj. Në luftën e dytë kam qenë gjithashtu e koncentruar, e kam ditur se çfarë duhet të bëj, por fati nuk deshi që të shkoj deri në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Loriana.

“Kam garuar me plot lëndime dhe për këtë jam shumë krenare çfarë kam arritur deri sot, që kam garuar deri sot me lëndime dhe nuk jam ndalur asnjëherë.

Kjo ka qenë gara e fundit për mua, kam dashur ta përfundoj më mirë normalisht, por jam krenare për çfarë kam arritur deri tani”, përfundoi mes lotësh 27-vjeçarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco