Klubet e Kosovës shkëlqejnë në Conference League, 3 ekipe shqiptare në raundin e III

Klubet e Kosovës shkëlqejnë në Conference League, 3 ekipe shqiptare në raundin e III

13:48, 31/07/2024

Superliga e Kosovës ka hedhur një hap të madh në futbollin evropian, duke regjistruar një tjetër arritje në Conference League.

Ballkani dhe Drita janë kualifikuar në raundin e 3-të, ku në rast fitoreje do të kenë shansin të luajnë play–off, e në rast të një tjetër triumfi do të shkruanin historinë duke u kualifikuar në grupe, por deri atëherë ka ende pengesa që duhen kaluar. Të martën, ekipi i parë që siguroi kalimin më tej ishte Drita, pas një fitoreje me rezultat minimal në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Selmani gjeti rrugë ne rrejtës duke bërë që Drita të kalojë më tej, kjo dhe pas rezultatit të ndeshjes së parë, në total 3-1. Edhe pse kishte siguruar fitore në ndeshjen e parë, Struga u eliminua përballë Pyunik Yerevan, kjo pas humbjes 3-1 në transfertë. Për të qëndruar tek Superliga e Kosovës, më tej ishin kampionat e Ballkanit që bënë detyrën duke kaluar në raundin e 3-të kualifikues, ekip nga i cili pritet shumë edhe këtë edicion.

Arritje mund të konsiderohet dhe për Deçiç që pas fitores 2-0 në Gjeorgji, barazoi pa gola me Dinamo Batumin, duke siguruar kalimin më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco