Pavlovic kalon testet mjekësore te Milani

Pavlovic kalon testet mjekësore te Milani

22:49, 30/07/2024

Strahinja Pavlovic është gati të bëhet lojtari më i ri i Milanit.

Qendërmbrojtësi serb ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore këtë të martë, teksa të mërkurën lojtari pritet të firmosë dhe të prezantohet zyrtarisht te Milani.

“Kuqezinjtë” arritën marrëveshjen me lojtarin që pritet të jetë titullar me Fonseca-n, ndërsa klubi italian do të depozitojë 18 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh te Salzburg.

Pavlovic do të qëndrojë në Milanello edhe pasi të hedhë firmën e tij, pasi trajneri Fonseca ka vendosur që ai të mos udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku skuadra është në përgatitjet parasezonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco