Uzuni përballë Cristiano Ronaldos

Uzuni përballë Cristiano Ronaldos

22:25, 30/07/2024

Myrto Uzuni do të ketë mundësinë të takojë edhe një herë në fushën e lojës idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, të cilin ka deklaruar gjithmonë se e ka pasur si shembull në karrierë.

Takimi i parë mes të dyve në fushën e lojës bëri xhiron e rrjetit. Asokohe Uzuni ishte pjesë e Ferencvarosh, ndërsa Ronaldo luante te Juventusi.

Uzuni shënoi gol me fanellën e skuadrës hungareze dhe e festoi duke bërë “Siuuuu” të famshëm të portugezit.

Jo si një “tallje” ndaj tij, por në shenjë vlerësimi ndaj futbollistit, siç ia shpjegoi edhe portugezit, i cili pranoi me kënaqësi të ndërronte fanellën me të.

Këtë herë, nuk do të jetë një ndeshje zyrtare, por një ndeshje miqësore ajo që do të vendosë përballë Uzunin me CR7. Granada do të luajë më datë 4 gusht një miqësore me Al Nasr dhe për sulmuesin e Kombëtares, do të jetë një tjetër mundësi të tregojë se sa vlen para idhullit të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco