Conference League/ Ballkani siguron kualifikimin në Maltë

Conference League/ Ballkani siguron kualifikimin në Maltë

22:00, 30/07/2024

Ballkani nuk zhgënjen në Maltë, me skuadrën nga Suhareka që triumfoi 0-2 ndaj Hamrun Spartans dhe duke siguruar kështu biletën për në raundin e tretë të UEFA Conference League dhe misioni për të prekur për herë të tretë fazën e grupeve vijon.

Pas barazimit 0-0 një javë më parë, në stadiumin “Tony Bezzina” ekipi i drejtuar nga Ilir Daja diktoi ritmin dhe tregoi më shumë dëshirë duke nisur nga pjesa e parë, pavarësisht se në këtë fraksion rastet konkrete munguan dhe u mbyll me rrjetat të paprekura.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, me Ballkanin që u shfaq më kërkues dhe agresiv, ndërsa në minutën e 64-të, Hamidi ndryshoi totalisht simfoninë e sfidës me golin e avantazhit.

0-1 dhe skuadra e Dajës kishte tjetër ritëm dhe në horizont u shfaq goli i dytë, ku në minutën e 76-të Karrica dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

Një sukses i rëndësishëm për kampionët e Kosovës, të cilët tashmë, në raundin e tretë do të luajnë ndaj Larne, skuadrës nga Irlanda e Veriut që është një kundërshtar shumë i njohur, me skuadrën e Ilir Dajës që edicionin e kaluar e mposhti me rezultatin e përgjithshëm 7-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco