Mësoni sa është shuma që Kosova do ta shpërblejë Laura Fazliun për medaljen e bronzit në Olimpiadë

Mësoni sa është shuma që Kosova do ta shpërblejë Laura Fazliun për medaljen e bronzit në Olimpiadë

21:23, 30/07/2024

Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën.

Xhudistja nga Mitrovica në kategorinë deri në 63 kilogramë  rrëmbeu medaljen e bronzit.

Ishte një rrugëtim plotë sfida për Laurën, por që në fund u shpërblye për të gjithë mundin.

Por, shpërblimet për Fazliun nuk ndalen me kaq, pasi me këtë sukses pason edhe një shumë monetare.

Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së bronztë në “Paris 2024”, Laura Fazliu i takojnë 40 mijë euro.

Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët, kësaj radhe 20 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco