Conference League/ Skuadra shqiptare eliminohet në minutën e 6-të shtesë

Conference League/ Skuadra shqiptare eliminohet në minutën e 6-të shtesë

20:58, 30/07/2024

Struga eliminohet nga UEFA Conference League dhe mbyll rrugëtimin në arenën europiane, pasi u mposht me rezultatin 3-1 nga Pyunik Yerevan në takimin e dytë të raundit të dytë të kualifikueseve, me armenët që përmbysën rezultatin e takimit të parë.

Në ndeshjen e parë Struga kishte fituar me rezultatin 2-1, megjithatë nuk ia doli që ta mbronte avantazhin dhe të siguronte kalimin në raundin e tretë.

Pyunik shënoi golin e parë në minutën e 16’ me Deble dhe të dytin në minutën e 45’ me Kovalenko.

Megjithatë Struga reagoi dhe shënoi me Ibraimin në minutën e 45+5’.

Në momentin kur u duk se ndeshja po shkonte në shtesë, në minutën e 90+6’ Kovalenko shënoi golin e tretë për ekipin e tij, duke u dhuruar armenëve të Pyunik kalimin në raundin tjetër, teksa për Strugën mbyllet rrugëtimin në arenën europiane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco