Simone Biles ndriçon në Olimpiadë, në garë me një kostum special me 6 mijë kristale Swarovski

Simone Biles ndriçon në Olimpiadë, në garë me një kostum special me 6 mijë kristale Swarovski

12:58, 30/07/2024

 

Kur gjimnastja amerikane Simone Biles u ngjit në pedanë për garat e Lojërave Olimpike “Paris 2024” të gjithë mbetën të mahnitur jo vetëm nga paraqitja por edhe nga kostumi i saj special i këtyre garave.

Kampionja e gjimnastikës artistike dhe shoqet e saj të skuadrës amerikane, kanë prezantuar një uniform truopre të veçantë, të zbukuruar nga mbi 6,000 Swarovski gjatë kualifikimeve të konkursit të përgjithshëm.

Një veshje që menjëherë mahniti të gjithë, ndërkohë që gjimnastja 27-vjeçare nga Columbus, e mbylli provën me rezultatin 59.5 pikë, rezultati më i mirë ndërkombëtar në tri vitet e fundit.

Kësaj prove i bashkohet ajo e gjimnasteve të tjera Sunisa Lee, Jade Carey , Jordan Chiles e Hezly Rivera, e cila lejoi që ekipi amerikan i femrave në gjimnastikë të sigurojë finalen ekipore.

Prodhuesit e veshjeve sportive GK Elite treguan se veshjet speciale kanë një kosto rreth 3,000 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco