Tri skuadra kërkojnë yllin e kombëtares spanjolle, presidenti: Ai do ta shfrytëzojë këtë mundësi

Tri skuadra kërkojnë yllin e kombëtares spanjolle, presidenti: Ai do ta shfrytëzojë këtë mundësi

08:46, 30/07/2024

 

Një mjeshtër në mesfushën e Spanjës dhe të Real Sociedad, 28-vjeçari Mikel Merino është një nga lojtarët që ka ngjallur më shumë interes në merkaton e verës. Ai po ndjek me kujdes çdo situatë që vërtitet rreth tij, teksa disa ekipe “big” në Europë e kërkojnë.

Mesfushori i talentuar spanjoll në fakt ka tërhequr tashmë vëmendjen e Atletico Madrid, Barcelona dhe Arsenal. Lajmin e konfirmoi sot presidenti i Real Societad, Jokin Aperribay, që shpreson të arkëtojë mirë nga shitja e yllit të skuadrës.

“Nëse Merino nuk ka rinovuar, kjo është për shkak se ai ka disa oferta. Ai nuk donte t’u tregonte fansave “unë mbetem dhe pastaj unë shkoj…”. Të gjithë do të donim që ai të mos shkonte. Ai tashmë e di se ne do të donim që kjo të ishte vendimi i ti”, tha Aperribay.

“Ka oferta, ne i njohim ato. Nuk ka nevojë të fshiheni pas një kontrate kur një lojtar ju thotë se ai dëshiron të shfrytëzojë një mundësi. Për momentin ne nuk po negociojmë me asnjë klub”, tha president ii Real Societad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco