‘Paris 2024’, sot dita e Laura Fazliut

‘Paris 2024’, sot dita e Laura Fazliut

08:48, 30/07/2024

‘Paris 2024’ vjen sot me ditën e pestë të garave. Padyshim se për adhuruesit shqiptare vëmendja do të jetë sërish tek sporti i xhudos.

Pas Distria Krasniqit (medalje të argjendtë), Nora dhe Akil Gjakovës, sot do të garojë Laura Fazliu, një tjetër xhudiste kosovare, duel ky që vjen eskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës.

Fazliu synon medaljen olimpike në “Paris 2024”. Garuesja jonë ka një përparësi për dallim nga Nora e Akil Gjakova, ngase njësoi si Distria Krasniqi është e kualifikuar direkt në raundin e dytë.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu do ta presë fituesin mes xhudistet nga Kina Tang ose asaj Filipine Watanabe.

Kësisoj, ndeshja e parë për Fazliun është e paraparë të zhvillohet pas orës 11:30 të mëngjesit.

RTK sjell sot edhe garat në sportin e notit si dhe ndeshjen e hendbollit në konkurrencën e femrave mes Holanda-Spanja, duel ky që starton në orën 14:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco