Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale

Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale

16:49, 28/07/2024

 

Xhudo është një sport ku Kosova shkëlqen prej vitesh dhe ku ka krijuar një traditë të bukur e plot fitore. Njësoj po ndodh edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

28-vjeçarja nga Peja mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo dhe tashmë është një hap larg medaljes olimpike dhe finales së madhe.

Më parë, Distria Krasniqi kishte fituar përballë indonezianes Maryam March Maharanin, duke dominuar plotësisht. Ashtu siç ndodhi edhe përballë izraelites.

Befasia e madhe deri tani është eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë.

Kampionia dardane do të sfidojë italianen Odette Giuffrida në duelin gjysmëfinal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco