Tifozët e Lazios ëndërrojnë James Rodriguez, Lotito thyen heshtjen

Tifozët e Lazios ëndërrojnë James Rodriguez, Lotito thyen heshtjen

13:43, 27/07/2024

Lazio ëndërron James Rodriguez, kapitenin e kombëtares së Kolumbisë.

Në lidhje me ish-futbollistin e Realit të Madridit dhe Bayern Munich foli edhe presidenti Claudio Lotito.

“Rodriguez? Të shohim… Duhet të bëjmë një sërë vlerësimesh për pagën, komisionet dhe politikën e re të klubit, duke mos u fokusuar vetëm te fakti që lojtari mbërrin me parametra zero.

Merkato jonë nuk është mbyllur. Nëse do të na jepet ndonjë mundësi, ne do e shfrytëzojmë”, thekson kreu i klubit bardhekaltër.

33-vjeçari nga Cucuta ka edhe një vit kontratë me brazilianët e Sao Paulos, teksa dëshira e tij është të rikthehet në kontinentin e vjetër.

Rodriguez zhvilloi një Kupë Amerike fantastike, duke udhëhequr Kolumbinë e tij në finalen e madhe të turneut. E humbur 1-0 në kohën shtesë përballë Argjentinës.

Mesfushori i avancuar vendosi një rekord të veçantë me 6 asiste në Kupën e Amerikës, duke parakaluar një legjendë si Leo Messi (5).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco