Pushimet e gjata po marrin fund, De Gea drejt Serie A

Pushimet e gjata po marrin fund, De Gea drejt Serie A

11:40, 27/07/2024

David De Gea qëndron pushim prej verës së vitit të kaluar kur e mbylli me Manchester United pas 12 viteve në “Old Trafford”.

33-vjeçari spanjoll nuk ka arritur të gjejë një skuadër gjatë kësaj periudhe, duke befasuar jo pak.

Pasi me aftësitë mes shtyllave dhe përvojën që zotëron mund të garojë ende në nivele të larta.

Së fundmi ka dalë në skenë Genoa, që mendon të mbulojë boshllëkun e krijuar në portë nga shitja e Martinez tek Interi, pikërisht me De Gean.

Portieri iberik e ka pritur me kënaqësi interesimin e klubit më të vjetër italian. Që do të ishte i tretin në karrierën e tij pas Atletico Madrid dhe United.

De Gea, autor i 45 ndeshjeve me kombëtaren e Spanjës, është gati të riniset nga Serie A.

Bisedimet mes palëve po shkojnë mbarë dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i “gardianit” te 9 herë kampionët e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco