Formula 1 vjen me garën e fundit përpara pushimeve, McLaren mund të rihapë llogaritë e titullit

Formula 1 vjen me garën e fundit përpara pushimeve, McLaren mund të rihapë llogaritë e titullit

08:53, 27/07/2024

Kampionati Botëror i Formula 1 fillon fundjavën e fundit përpara pushimeve verore.

Zakonisht, në vitet e fundit kthimi në pistë pas pushimeve bëhet me Çmimin e Madh të Belgjikës, por në këtë rast do të jetë më parë.

Në pistën e shkëlqyer të Spa-Francorchamps, do të nisë një fundjavë që mund të vendos shumë.

Nëse McLaren do të diktonte ligjin edhe në Belgjikë, pas asaj që u pa në Hungari, një kampionat i ri mund të fillojë.

E gjithë vëmendja do të jetë tek Max Verstappen. Holandezi, fituesi i 3 edicioneve të fundit, do të duhet të japë një përgjigje të menjëhershme, pas kritikave të garave të fundit

Pas 3 cirkuitesh pa fitore, diçka që nuk i ka ndodhur që nga viti 2021, kampioni i botës kërkon të rikthehet në krye të podiumit.

Përsa i takon Ferrarit, pista belge nuk duket ideale për të kuqtë, të cilët japin maksimumin në pistat më të ngadalta.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë qasja e dy pilotëve të skuderisë, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Fundjava e Belgjikës është një nga pistat që ka më shumë interes për t’u ndjekur nga të pasionuarit të botërorit të shpejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco