ME FOTO: Parisi hap Lojërat Olimpike me një ceremoni përrallore mbi Senë

ME FOTO: Parisi hap Lojërat Olimpike me një ceremoni përrallore mbi Senë

07:31, 27/07/2024

Duke festuar reputacionin e tij si djep i revolucionit, Parisi nisi Olimpiadën e tij të parë Verore pas një shekulli, të premten mbrëma, me një ceremoni hapjeje që shkeli rregullat, mbushura me yje dhe fantazi, duke treguar qëndrueshmërinë e qytetit ndërsa autoritetet u morën me akte të dyshuara sabotazhi që synonin pikat me rëndësi të Francës si psh. rrjetin hekurudhor të shpejtësisë më herët gjatë ditës.

Ndërprerjet në masë të udhëtimeve të shkaktuara nga ato që zyrtarët francezë thanë se ishin sulme të koordinuara me zjarrvënie në linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë dhe moti me shi në Paris, e kishin zbehur humorin përpara ceremonisë.

Por ndërsa audienca globale ishte e sintonizuar, nisja spektakolare e shfaqjes në orën 19:30 ngriti shpirtrat.

Një film i shkurtër humoristik shfaqi ikonën e futbollit Zinedine Zidane. Pasuan shtëllunga tymi francez blu, të bardhë dhe të kuq. Dhe Lady Gaga këndoi, në frëngjisht, me kërcimtarët që tundnin pomponet rozë, duke shtuar një ndjenjë kabare në fillimin e asaj që pritet të jetë një shfaqje më shumë se tre orëshe.

Parada e atletëve zhvillohet mbi lumin e Senës

Image

Lady Gaga mahnit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike me performancën në frëngjisht

Image

Shfaqja olimpike synon të tregojë historinë e Francës dhe popullit të saj

Image

Shiu sporadik nuk mundi të mbyste brohoritjet në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris

Image

Një zemër në tym rozë shfaqet mbi zemër të Parisit

Image

Një pishtar misterioz i modeluar sipas personazheve nga kultura francezeImage

Një kalë çeliku kalon nëpër lumin e Senës

Image

Flaka olimpike ngrihet mbi çatitë e Parisit

Image

Céline Dion bën një rikthim emocional

Image

Këngëtarja kanadeze Céline Dion, e cila kishte luftuar me një sëmundje të rrallë, e mbylli me emocione Ceremoninë e Hapjes duke kënduar nga Kulla Eifel me një version emocionues të "Hymn to Love" të Edith Piaf/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco