Rekordi i parë botëror në Paris 2024, Lim Si-Hyeon nderon Korenë e Jugut në qitjen me hark

Rekordi i parë botëror në Paris 2024, Lim Si-Hyeon nderon Korenë e Jugut në qitjen me hark

18:44, 26/07/2024

 

Ende nuk është kryer ceremonia hapëse, ama është thyer rekordi i parë botëror.

Lojërat Olimpike kanë nisur me vrull të madh, me 21-vjeçaren nga Korea e Jugut, Lim Si-Hyeon, e cila ka regjistruar plot 694 pikë, në debutimin e saj të madh, në Paris 2024, në displinës e qitjes me hark.

Atleltja e dalluar theu rekordin e bashkëkombases së saj 28-vjeçare, Kang Chae-Young, e cila regjistroi 692 pikë, në Tokio 2021.

Kështu, falë këtij rekordi Si-Hyeon udhëheq skuadrën e vajzave të Koresë së Jugut në këtë displinë, ku kërkon medaljnë e 10-të të floririt, në aspekt individual dhe për skuadrën, me koreano-jugoret, që janë të pamposhtura në këtë disiplinë, që prej Lojërave Olimpike, Seul 1988, kohë kur u prezantua për herë të parë kjo disiplinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco