Conference League/ Një gol mjafton, Egnatia mund 'vikingët' në transfertën islandeze

Conference League/ Një gol mjafton, Egnatia mund 'vikingët' në transfertën islandeze

22:47, 25/07/2024

 

“Rrogozhinasit” e Egnatias e kanë nisur më së miri rrugëtimin e tyre, në fazën e dytë të kualifikueseve të Conference League, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje kanë arritur të sigurojnë një fitore të madhe, në tokën islandeze përballë Vikingur.

“Bomberi” Lorougnon Doukou ishte autori i rrjetës së vetëm për djemtë e Edlir Tetovës, me 21-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, i cili shënoi në minutën e 33’-të, gol që mjaftoi për të fiskuar shifrat përfundimtare, në “Vikingsvollur”, në 0-1.

Falë kësaj fitoreje, Egnatia hedh një hap të sigurtë drejt turit të ardhshëm kualifikues, megjithatë për të arritur deri aty, duhet të rezitojë plot 90 minuta në mitikun shkodran të “Loro Boriçit”, aty ku do të ndeshen me “Vikingët” mbrëmjen e 1 gushtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco