Lojërat Olimpike/ Parisi gati për Olimpiadën, ja sa shtete marrin pjesë

Lojërat Olimpike/ Parisi gati për Olimpiadën, ja sa shtete marrin pjesë

17:20, 25/07/2024

 

Do të nisin këtë të premte Lojrat Olimpike Verore, me mikpritje në Paris, dhe me një ceremoni të veçantë.

Hapja e Olimpiadës do të bëhet në lumin e famshëm të Senës këtë të premte në orën 19:30, me një seri varkash, ndërsa do të kremtohet një përvjetor i veçantë, ku mbushen 100 vjet që nga Olimpiada e mbajtur në kryeqytetin e Francës në 1924.

Po ashtu, mbushen 100 vjet që nga krijimi i Lojrave Olimpike Dimërore, me vendin krenar evropian që numëron plot 6 Olimpiada gjithsej, tre verore e tre dimërore.

Padyshim që Parisi është gati dhe pjesa më e madhe e garave do të mbahen në qytet dhe në metropol, ndonëse do të ketë ndeshje hendbolli në Lilë, ndeshje futbolli në Marsejë dhe gara me varka në Polinezinë Franceze, që është gati 16 000 km larg kryeqytetit.

Këto Lojra janë të 33-at në histori.

Në Olimpiadë do të marrin pjesë 206 shtete me 10 714 sportistë të ndarë në 32 sporte dhe 329 gara gjithsej.

Franca pritet të shpenzojë 9 miliardë euro për organzimin, ndërsa gjatë periudhës së garave do të shërbejnë 45 000 vullnetarë të rekrutuar jo vetëm nga vendi, por edhe nga e gjithë bota. /i.m /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco