Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bayerni i ul rrogën, PSG bën gati ofertën e majme për Joshua Kimish

Bayerni i ul rrogën, PSG bën gati ofertën e majme për Joshua Kimish

15:09, 25/07/2024

E ardhmja e Joshua Kimish në Mynih është një çështje që po diskutohet prej javësh.

Thuhet se kontrata e tij, e cila skadon në vitin 2025, ka pak gjasa të vazhdojë.

Por “BILD” raporton skenarin që Joshua mund t’i rezervohet rinovim me Bayernin, me kushtin e uljes së pagës.

Nëse bavarezëve u vjen oferta e duhur për lojtarin, i cili ka marrë profilin e mbrojtësit të djathtë te Bayerni dhe përfaqësuesja gjermane, atëherë bordi është i gatshëm të diskutojë me palët e interesuara.

Kimish përfiton 20 milionë euro bruto në vit, përfshi edhe bonuset, ndërsa plani i Bayernit konsiston me ulje 25-50% të pagës, reduktim i ndjeshëm. Por ana monetare nuk është problemi i vetëm në Mynih.

“BILD” raporton se trajneri Visent Kompani pritet t’i besojë në krahun e djathtë të prapavijës të rikthyerit nga periudha e huazimit, Josip Stanisiç.

Ky i fundit dhuroi paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Leverkusenit në etapën e shkuar.

Në krahun e majtë Sasha Boei pritet të jetë titullar, duke e bindur belgun në fazën përgatitore.

Por pyetja e madhe ka të bëjë me detyrën e Kimish. Joshua do të jetë në balotazh me Pavloviç dhe Goreckën për rolin e titullarit, pasi Palhinja nuk preket.

Ende nga mediat gjermane nuk ka një skenar të qartë se si do rreshtohet Bayerni në edicionin e ardhshëm dhe cilët lojtarë do të jenë në formacionin titullar. Vetë Kimish preferon profilin e “6”.

Manchester City e ka shprehur para disa muajsh dëshirën për të nënshkruar me gjermanin.

Pep Guardiola i beson ende aftësive të mbrojtësit dhe mund ta integrojë në ekipin e parë pa asnjë problem, madje edhe përkrahë Kevin De Bruyne.

Gjithsesi, raportimet e fundit nga “L’Equipe” theksojnë se Parisi po e mendon seriozisht t’ia prishë mendjen Bayernit, duke i propozuar ofertë të majme.

Fakti që bavarezët kanë disa opsione përpara mbrojtjes si Pavloviç apo Gorecka, të bën të kuptosh se zhvendosja e Kimish është problem i zgjidhur.

Po sipas mediumit francez, Parisi mund të ofrojë mbi 60 milionë euro.

Liverpuli është një tjetër klub që e ka hedhur kandidaturën për të “grabitur” lojtarin me numër “6” të Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco