CR7 fiton dy herë më shumë se Neymar, ja kush janë 10 lojtarët më paguar të Saudi Pro League

CR7 fiton dy herë më shumë se Neymar, ja kush janë 10 lojtarët më paguar të Saudi Pro League

13:40, 24/07/2024

 

Kalimi i Ronaldos tek Al Nassr në janar 2023 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e kampionatit saudit, pasi transferimi i ish-yllit të Manchester United dhe Real Madrid në Lindjen e Mesme ishte fillimi i një vale nënshkrimesh të profilit të lartë.

Edhe pse portugezi ka dështuar të frymëzojë Al-Nassr për të fituar trofe, 50 golat e shënuar në sezonin 2023-24 tregojnë se investimi ka qenë i goditur pa marrë parasysh edhe tërheqjen magnetike komerciale të pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Sipas Capology, Ronaldo është lojtari më i paguar në kampionatin Arabisë Saudite, duke fituar 200 milionë euro në vit.

Dy herë më shumë se Neymar dhe Karim Benzema të cilët fitojnë 100 milionë euro secili. Pas tyre vjen ish-lojtari i Manchester City, Riyad Mahrez me 52.5 milionë euro.

Me afrimin e fillimit të sezonit 2024-25, një mori yjesh të tjerë po lidhen me Arabinë Saudite, duke përfshirë Casemiro, Ederson, Alisson Becker dhe Kevin De Bruyne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco