Duka: Projekti me Sylvinhon s’mund të ndalej, duam kualifikimin në Botëror

Duka: Projekti me Sylvinhon s’mund të ndalej, duam kualifikimin në Botëror

12:57, 24/07/2024

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale për zyrtarizimin e marrëveshjes së re me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se projekti i nisur nga braziliani nuk mund të ndalej dhe tani synimi është kualifikimi në Botërorin 2026.

“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco