Euro 2024, më i ndjekuri në historinë e Kampionateve Europiane

Euro 2024, më i ndjekuri në historinë e Kampionateve Europiane

22:46, 23/07/2024

Euro 2024 është më i ndjekuri në historinë e Kampionateve Europiane. 2 milionë e 670 mijë spektatorë e ndoqën atë në stadiumet gjermane ku u zhvillua nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Ky turne kaloi atë të 2016 që mbante rekordin deri më tani. Në të dy ka marrë pjesë Kombëtarja Shqiptare ku tifozeria kuqezi ka qenë e shumtë në numër.

Tifozeria kuqezi ishte ndër kryesoret gjatë fazës së grupeve me mbi 95 mijë në 3 ndeshje. Një rikthim edhe i tifozëve në stadiume pas Euro 2020 ku për shkak të ndalesave në tribuna ishin vetëm 1.1 milion total.

Mbi 1 milion spektatorë Europianët numërojnë prej Euro 1996 dhe numrin më të ulët edhe për shkak të ndeshjeve të pakta, vetëm 4, e ka patur ai i pari në 1960 me rreth 78 mijë spektatorë në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco