E kryer/ Pas largimit nga Espanyol, Keidi Bare firmos me një tjetër klub spanjoll

E kryer/ Pas largimit nga Espanyol, Keidi Bare firmos me një tjetër klub spanjoll

19:29, 23/07/2024

 

Keidi Bare do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, ndonëse gjatë javëve të fundit kishte marrë oferta edhe nga kampionate të tjera.

Mesfushori shqiptar do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe do të prezantohet te klubi i Real Zaragoza.

Klubi i La Liga 2 ka insistuar prej javësh për të afruar Baren, duke e vlerësuar si një lojtar që mund të bëjë shumë mirë në rolin e titullarit të mesfushës së ekipit që ka synime të rikthehet në elitë.

Palët ishin që në fillim parimisht dakord për një marrëveshje trevjeçare me të drejtën e zgjatjes edhe një tjetër muaj.

Diskutimet që kishin mbetur për t’u zgjidhur ishin ato të rrogës së futbollistit, që do të jetë me rritje sezon pas sezoni në bazë të kontributit të tij dhe të objektivave të ndryshëm të arritura.

Keidi Bare u largua nga Espanyol këtë verë pas 4 vitesh me këtë klub. Marrëveshja mes palëve skadoi më 30 Qershor, me katalanasit që nuk preferuan ta zgjasin për ta lënë 26-vjeçarin të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco