Flamurtari bën goditjen e radhës, prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares

Flamurtari bën goditjen e radhës, prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares

18:46, 23/07/2024

 

E marta e 23 korrikut ka rezultuar si dita e fortifikimit te Flamurtari. Pas prezantimit të mbrojtësit nigerian me pasaportë shqiptare, Sodiq Atanda, vlonjatët kanë bërë goditjen e radhës në merkato, duke “blinduar” fazën difensive.

Pikërisht bëhet fjalë për rikthimin e një ish-lojtari me shumë eksperiencë, Albi Alla.

31-vjeçari i bie që të rikthehet pa 6 viteve në Vlorë dhe kështu kuqezinjtë përforcojnë edhe repartin me më pak alternativa në edicionin e kaluar, qendrën e mbrojtjes. Pogradecari është prezantuar sot me fanellën kuqezi.

Me afrimin e mbrojtësit Alla shkon në dhjetë numri i afrimeve të kryera deri tani nga Flamurtari në merkaton e verës.

Në sezonin e fundit Alla ka qenë pjesë e Teutës, por ka qenë i pafat, ku për shkak të një dëmtimi mbeti shumë kohë jashtë fushave të blerta.

Ai ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë, pasi u grumbullua në vitin 2017 nga De Biasi për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco