Ernest Muçi drejt transferimit në Premier League, dy klube në garë për sulmuesin

Ernest Muçi drejt transferimit në Premier League, dy klube në garë për sulmuesin

17:57, 23/07/2024

 

Ernest Muçi mund të bëjë shumë shpejt realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit.

Mediat turke raportojnë se më në fund klubi i Besiktas ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier League, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar.

Raportohet se oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur.

Besiktas ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka ardhur edhe një tjetër, ajo e Aston Vilës e cila kërkonte Muçin si “paketë” bashkë me Semih Kiliçsoj.

Për Kiliçsoj, klubi anglez është gati të paguajë 30 milionë euro, ndërsa vlerëson Muçin 12 milionë euro. Negociatat mes palëve vazhdojnë, por duket se Besiktas është shumë i interesuar për të shitur Muçin duke parë lëvizjet që ka bërë në merkato dhe planin që ka për të kthyer përsëri brazilianin Taliska në ekip

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco